Suharekë: Fillon turniri madhështor në Futboll të Vogël me 64 ekipe pjesëmarrëse

Suharekë: Fillon turniri madhështor në Futboll të Vogël me 64 ekipe pjesëmarrëse

Siç është bërë e ditur, turniri tradicional “Sadik Ramadanaj”, do të filloj në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës.

Turniri Tradicional “Sadik Ramadanaj” në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës nisi të organizohet në vitin në 2014 më emër tjetër, por në vitin 2015 vdes njëri nga kontributdhënësit e organizimit, dhe nga viti 2016 ngjarja e merr emrin e tij.

Ky turniri është duke u rritur nga viti në vit si për nga shikueshmëria ashtu edhe për nga numri i ekipeve pjesëmarrëse.

Edhe këtë vit numri i ekipeve pjesëmarrëse është mjaft i madhe, pasi ka arritur në 64 ekipe.

E veçanta e këtij turniri është se pos transmetimit Live në Facebook të secilës ndeshje, transmetimi është bërë edhe në televizion përmes platformës VISTA. E njëjta do të bëhet edhe këtë vit, shkruan Kosova News.

Shikueshmëria, serioziteti i mbarëvajtjes së rregullave të lojës, puna vullnetare, entuziazmi i të rinjve janë jashtëzakonisht të larta në këtë turnir.

Turniri fillon sot më datë 18.06.2023, dhe sot janë të parapara 5 ndeshje.

Turniri pritet të zgjasë deri në javën e dytë të muajit Korrik.

Related Articles