Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me plagosjen e mbrëmshme në Klinë, ku si pasojë e plagëve të marra ka vdekur një person, raporton Gazeta “Enigma”.
Në raportin 24 orësh Policia ka bërë të ditur viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë.
Ndërsa, bëhet e ditur se është arrestuar edhe personi i dyshuar që ka shtënë me armë.
“Rr. Abedin Rexha, Klinë 16.06.2021 – 21:03. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi të që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në viktimën mashkull kosovar. Viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe kanë sekuestruar: një revole me katër fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 2 4 orësh të Policisë.