Detajet e marrëveshjes së Kante me Al Ittihad

Detajet e marrëveshjes së Kante me Al Ittihad

N’Golo Kante është futbollisti i radhës që do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Pas sigurimit të shërbimeve të Karim Benzemas, Al Ittihad është në prag të transferimit edhe të një emri tjetër të madh nga futbolli evropian.

Është fjala për mesfushorin e Chelseat, i cili thuhet si ka kryer ekzaminimet mjekësore në Londër.

Mesfushori francez do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Me kontratën e re, Kante do të përfitojë 100 milionë euro në sezon, ndërsa në këtë shumë përfshihen edhe të drejtat e imazhit, marrëveshjet reklamuese dhe portofoli kreativ.

Related Articles