Dy persona janë arrestuar pasi kanë detyruar një të mitur në Vushtrri, të shkojë në shtëpi dhe t’ua sjell 3 mijë e 800 euro para të gatshme.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ditë më parë kanë detyruar viktimën mashkull kosovar (i mitur), të shkoj në shtëpi dhe tu a sjell 3800 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit./Gazeta “Enigma”/