Policia e Kosovës sot ka zhvilluar aksion për kriptovaluta, derisa ka arrestuar dhjetëra persona në Pejë
Me këtë rast, Prokuroria Themelore e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media. Konferenca do të mbahet në orën 15:00.
Aksioni është zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar).
“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë , lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar), ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.