Përsëri ka pasur përleshje në Ligue 1, një fenomen i zakonshëm, tashmë.
Rastet e përsëritura të incidenteve mes tifozëve po bëhen vërtet shqetësuese në elitën e futbollit francez. Sidomos kur ato ndodhin brenda stadiumeve.
Incidenti i fundit ishte ai në ndeshjen mes Angers-it dhe Marseille-s. Teksa ndeshja përfundoi në paqe dhe me rrjeta të paprekura, mes tifozëve nuk kishte paqe.
Në fundin e takimit, tifozëritë u përfshinë në sherr masiv.