Dhunë në një familje në Lipjan: Burri bashkë me djalin ushtron dhunë ndaj gruas, përfundojnë në Polici

Dhunë në një familje në Lipjan: Burri bashkë me djalin ushtron dhunë ndaj gruas, përfundojnë në Polici

Konfliktet mes anëtarëve të familjes në qytetet e ndryshme të vendit, jo rrallëherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet.

Në një sherr janë futur edhe anëtarët e një familje në Zllakuqan të Lipjanit, ku një burrë bashkë me të birin dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj gruas/nënës.

Kështu kanë bërë të ditur burimet brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se viktima është kërcënuar seriozisht nga burri dhe djali i tyre, të cilët i kanë shkaktuar shqetësim e frikë.

Për shkak të gjendjes, gruaja është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj tyre të iniciohet rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles