Dhunimi i të miturës në Gjakovë: Caktohet masa e paraburgimit për nënën dhe një të dyshuar tjetër

Dhunimi i të miturës në Gjakovë: Caktohet masa e paraburgimit për nënën dhe një të dyshuar tjetër

Është caktuar masa e paraburgimit për nënën dhe një të dyshuar tjetër për dhunimin e të miturës në Gjakovë.

Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.

“Mbi Y.V 36-vjeçar rëndon dyshimi se ka kryer vepren penale “dhunimi” teksa e ëma e viktimës V.H dyshohet per “keqtrajtim apo braktisje e fëmijes”. Të dy janë ndaluar fillimisht për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit i cili e ka bërë edhe kërkesën për caktimin e paraburgimit të cilën e ka caktuar Gjykata Themelore në Gjakovë të shtunën”, thuhet në konfirmim.

Related Articles