Dy shtetasë të Maqedonisë Veriore janë arrestuar dje, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale të dhunimit ndaj dy të miturave në Ferizaj, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia e Ksoovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM /Ferizaj 09.06.2021 – 01:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, pasi që dyshohet se të njëjti kanë kryer veprën penale të dhunimit, ndaj viktimave femra kosovare (të mitura). Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.