Një nënë ka raportuar në polici se vajza e saj 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Policia e ka gjetur viktimën dhe është arrestuar një i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti në polici është hapur si “dhunim”.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj. Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”,thuhet në njoftim.