Një nënë e ka raportuar dhunimin e bijës së saj të mitur në polici.
Ajo ka deklaruar se derisa në shtëpi nuk ka qenë bashkëshorti i saj, e njëjta ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.AD
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM/Obiliq 06.07.2022 – 19:00. Viktima femër e mitur kosovare e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar se deri sa në shtëpi nuk ka qenë bashkëshorti i saj, e njëjta ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë ekzaminimi i viktimës dhe rasti është duke u hetuar.