Një 31-vjeçar është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të dashurin e tij, ka njoftuar Policia.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistolete CZ me një karikator me 10 fishekë dhe 3.12 gram substancë narkotike e llojit kokainë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“L. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Dhunimi”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, si dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”. / Gazeta Enigma.