Di Maria dhe Vlahovic shkëlqejnë në fitoren e Juventusit ndaj Sassuolos

Di Maria dhe Vlahovic shkëlqejnë në fitoren e Juventusit ndaj Sassuolos

Juventusi e ka nisur me këmbë mbarë sezonin e ri duke fituar me rezultat 3-0 ndaj Sassuolos.

Në këtë ndeshje kanë shkëlqyer Angel Di Maria duke debutuar me Juventusin me një gol dhe një asistim dhe Dusan Vlahovic me dy gola.

Di Maria shënoi një gol të bukur në minutën e 26-të pas asistimit të Alex Sandros.

Për 2-0 shënoi Dusan Vlahovic nga penalltia të cilën e fitoi vet.

Për 3-0 shënoi përsëri Vlahovic i asistuar nga Di Maria në minutën e 51-të.

Në xhiron e radhës, Juventusi luan ndaj Sampdorias si mysafir.

Related Articles