Dialogu Kosovë – Serbi, temë diskutimi në takimin e Lajçak dhe Peach

Dialogu Kosovë – Serbi, temë diskutimi në takimin e Lajçak dhe Peach

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me emisarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajçak ka thënë se temë e bisedës ishte dialogu Kosovë-Serbi dhe çështjet tjera rajonale.

“Patëm një diskutim të mirë dhe gjithëpërfshirës rreth dialogut dhe çështjeve rajonale me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach sot në Bruksel”, ka shkruar ai ndër të tjera. / Gazeta Enigma.

Related Articles