Digjen edhe tri vetura në Veri të Kosovës

Pas pesë veturave të djegura  disa netë më parë, mbrëmjen e djeshme janë djegur edhe tri vetura të tjera në Veri të vendit.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Djegia e veturave është bërë në raste të ndara dhe të njëjtat u përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb.

“Njëri rast ka ndodhur, më 1 prill 2023, në orët e hershme të mëngjesit (3:40h), në Leposaviq, afër qerdhes së fëmijëve, ku veturat ishin të parkuara skaj rruge. Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin. Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve, ku një veturë me targa RKS është djegur nga persona të dyshuar” thuhet në komunikatën e Policisë.

Related Articles