Policia e Kosovës ka konfirmuar se një shtëpi dykatëshe në rrugën “Nexhmi Llumnica” në Kodrën e Trimave të Prishtinës u përfshi nga zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha se një person ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarje.
Ndërsa zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, tha se zjarri është lokalizuar, por zjarrfikësit po vazhdojnë të kujdestarojnë.
