As Sibel Halimi nuk do jetë më drejtoreshë e Kulturës, reagon ndaj lajmeve për “shkarkim”

As Sibel Halimi nuk do jetë më drejtoreshë e Kulturës, reagon ndaj lajmeve për “shkarkim”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar me ndryshime në strukturat drejtuese komunale.

Mediat raportuan se është shkarkuar nga detyra edhe drejtoresha për Kulturë, Sibel Halimi.

Por ajo vet ka mohuar një gjë të tillë.

Ajo tha se që në dhjetor ka njoftuar se e ka përmbyllur angazhimin e saj në këtë Drejtori.

“Zhvillimet që lidhen me këtë proces janë trajtuar në vijimësi dhe në përputhje me praktikat institucionale”, theksoi Halimi në një postim të martën.

Related Articles