Digjet një pjesë e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq

Digjet një pjesë e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq

Është djegur një pjesë e veturës së nënkryetares së Leposaviqit Dragana Miletiq.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Kështu tha për Klankosova.tv Veton Elshani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë në veri.

“Po, e kemi një rast në Komunë të Leposaviqit. Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët”, tha Elshani.

Elshani theksoi se arsyet e këtij rasti ende nuk dihen.

Kohë më parë, ajo ka thënë se ishte kërcënuar.

E dyta e Leposaviqit, kishte kërkuar edhe mbrojtje nga ana e policisë

Related Articles