​Digjet një veturë në Prishtinë, zjarrfikësit dhe Policia dalin në vendin e ngjarjes

​Digjet një veturë në Prishtinë, zjarrfikësit dhe Policia dalin në vendin e ngjarjes

Një veturë është kapluar nga zjarri sot në orët e pasditës.

Rasti ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Lajmi u konfirmua nga zjarrfikësit e Prishtinës.

“Nuk ka të lënduar nga ky rast. Dëmet materiale janë të vogla”, thanë nga Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur nën rrethana ende të pasqaruara. Nuk është raportuar për lëndime apo pasoja në njerëz.

Related Articles