Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në Rrugën B në Prishtinë, përballë Royal Mall.
Lajmin për Enigmën e ka konfirmuar Komandanti i Batalionit BPZ Prishtinë, Muhamet Reçani.
“Zjarri ka qenë në Rrugën B, përballë Royal Mall, në një veturë. Zjarri është fikur nga ekipi reagues i zjarrfikësve dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë Reçani.
Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit.
