Digjet një veturë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Digjet një veturë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme rreth orës 15:00 është djegur një veturë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Djegien e veturës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar për Gazetën Enigma se Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 15:00, është raportuar se  në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë , një automjet është përfshirë nga zjarri.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka konfirmuar Ahmeti për Gazetën Enigma.

Ahmeti ka thënë se përveç dëmëve materiale nuk ka të lënduar.

“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”.

Related Articles