Digjet qendra e regjistrimit në Zubin Potok

Digjet qendra e regjistrimit në Zubin Potok

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se mbrëmë pas mesnatës persona të dyshimtë kanë djegur Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok.

Sveçla ka shtuar se është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan, që dyshohet se është vendosur një mjet shpërthyes.

“Sot ora 01:00 pas mesnate, nga një akt kriminal me elemente terroriste të shkaktuar nga persona të dyshimtë është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi më shumë informata. Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë:

Ai ka thënë se pikërisht për të mos lejuar veprime të tilla Njësitët Speicale të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në veri të vendit.

Related Articles