Mbi 81 mijë persona të vaksinuar kundër Covidit në Kosovë nën 20 vjeç

Mbi 81 mijë persona të vaksinuar kundër Covidit në Kosovë nën 20 vjeç

Janë bërë më shumë se një muaj kur në Kosovë ka filluar vaksinimi i grupmoshës 12-15 vjeç, kundër COVID-19.

Ndërsa, nga kjo moshë mund të vaksinohet vetëm ata fëmijë që kanë imunitet të dobët apo probleme shëndetësore, kështu kanë bërë të ditur për Front Online nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në Kosovë vaksinohen fëmijët e moshës 12-15 vjeç, me indikacione mjekësore, pra ata që kanë imunitet të komprometuar, apo probleme te ndryshme shëndetësore, ky grupacion vaksinohet me vaksinën e Pfizer dhe pas konsultimeve të prindërve me mjekët përkatës”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Nga MSH-ja kanë njoftuar se deri më tani janë vaksinuar gjithsej 81 mijë e 781 fëmijë.

“Sipas të dhënave të fundit, grupacioni prej moshës 0 deri 20 vjeç numëron 81 mijë e 781 të vaksinuar”, thuhet më tej në përgjigje.

Në Kosovë ditëve të fundit ka rënë numri i rasteve të reja dhe viktimave të prekur nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona dhe janë konfirmuar 84 raste të reja me Coronavirus. 

Related Articles