Dinamo Zagreb me shumë mungesa ndaj Ballkanit

Dinamo Zagreb me shumë mungesa ndaj Ballkanit

FC Ballkani e ka sot një test të vështirë, atë ndaj Dinamo Zagrebit, që luhet nga ora 18:45.

Dinamo ka shumë probleme me lëndimet para kësaj ndeshjeje, ndaj trajneri Sergej Jakirovic do të detyrohet t’u japë shanse disa lojtarëve nga plani i dytë.

Kapiteni i Dinamos, Bruno Petkovic, nuk do të jetë në dispozicion të Jakirovicit, ndërsa një tjetër sulmuesi Josip Drmic dhe mesfushori kryesor ofensiv Martin Baturina janë në dyshim për ndeshjen në Kosovë.

Gjithashtu mungojnë edhe Stefan Ristovski dhe Darij Spikic, të cilët ende nuk janë shëruar nga lëndimet e tyre, ndërsa Arijan Ademi nuk ka të drejtë të luajë në garat evropiane. Natyrisht që mungojnë prej kohësh edhe të lënduarit Lukas Kaçavenda dhe Luka Stojkoviq

Related Articles