“Disa diplomatë më thanë që 6 pikat e Kurtit janë “hap në drejtimin e duhur””

“Disa diplomatë më thanë që 6 pikat e Kurtit janë “hap në drejtimin e duhur””

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi ka thënë se në bisedat që ka pasur me një numër diplomatësh që e përkrahin sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës ata kanë shprehur qëndrimin e tyre se 6 pikat e kryeministrit Kurti për Asociacionin janë “hap në drejtimin e duhur”.



“Një numër diplomatësh nga shtetet që mbështesin sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës me të cilët kam folur thonë që “6 pikat” janë “hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Selimi.

Ai tutje thotë se shumica prej gjashtë pikave janë të përfshira në propozimin franko-gjerman që përkrahet edhe nga SHBA-ja.

“Megjithatë, koha është thelbësore, duke pasur parasysh zgjedhjet lokale të prillit”, përfundon Selimi.

Related Articles