Disa lagje në Komunën e Gjilanit po përballen me mungesë uji qe më shumë se 10 orë, raporton Gazeta Enigma.
Për këtë KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan ka njoftuar se ka defekt në gypin kryesor.
Sipas tyre ndërprerje e furnizimit me ujë nga PFU Përlepnicë do të ndodhë deri në ora 16:00
“Të nderuar konsumatorë, siç ju kemi njoftuar edhe mbrëmë, për shkak të një defekti në gypin kryesor Ø400, është ndërprerë furnizimi me ujë nga PFU Përlepnicë. Ekipet tona teknike gjenden në terren dhe gjatë ditës po punojnë në sanimin e defektit, punime të cilat pritet të zgjasin deri në ora 16:00”, theksohet në njoftimin e tyre.
Gazeta Enigma merr vesh se disa prej këtyre lagjeve herë pas here kanë ndërprerje të ujit nga ora 23:00 deri në 7:00.