Këngëtarja kosovare me famë botëore, Dua Lipa, pritet të marrë pjesë në ribërjen live të filmit vizatimor Hercules, sipas një raporti të ri, transmeton Gazeta Enigma.
Kompania gjigante Disney thuhet se dëshiron që Dua Lipa të luajë rolin e Meg, vajzës bukuroshe në të cilën dashurohet Herkuli.
Ky lajm vjen nga burimi i besueshëm i Disney, DisInsider, por ata nuk thonë nëse Lipa është në të vërtetë në bisedime, vetëm se studioja “e pëlqen” atë për rolin.
Kishte gjithashtu thashetheme të mëparshme se Taron Edgerton dhe Ariana Grande ishin të gatshëm për rolet e Hercules dhe Meg.
Lipa bëri një film të shkurtër në Barbie, dhe ajo ka një rol të vogël dytësor në Argylle, por ajo po kërkon të bëjë një bujë të madhe në Hollyëood si aktore. /Gazeta Enigma