Sot po vazhdon seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, shkruan Gazeta Enigma.
Eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka, në dëshminë e tij për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka sqaruar se mjekësia ligjore ka konstatuar që distanca e qitjes në trupin e së ndjerës nga dorasi i akuzuar, Granit Plava, ishte përreth 2-5 centimetra.
“Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar përrreth vrimës hyrëse prezencën e faktorëve plotësues të qitjes të cilët kanë shkaktuar djegiën lëkurore me prezencë te grimcave barutit dhe në bazë të këtyre provave mjeko ligjore është konstatuar se distanca e qitjes sillet rreth 2 deri 5 cm. Plaga është përshkruar se ka formë trekëndëshe e cila është e shoqëruar me thyrje të shumëfishta kockore”, ka thënë ai.
“Si rezultat i kësaj plage ka ardh edhe gjakderdhia e brendshme dhe e jashtme trurore e cila është edhe shkaku i vdekjes”, ka shtuar Uka.
”Është e rëndësishme të ceket se pjesë metalike të kësaj predhe është gjetur në anën e majtë murore të kokës, e cila është dorëzuar si provë sipas zinxhirit të ruajtjes së provave të policisë hetuese”.