Distria Krasniqi nuk ishte në ditën më të mirë, por megjithatë ka fituar medalje të vlefshme në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Distria përfundoi e treta në kategorinë deri 52 kilogramë, të premten.
Në luftë për medalje të bronztë, Distria e mposhti gjermanen Mascha Ballhaus. Nuk ka pasur hedhje në luftë, që është vendosur në bazë të dënimeve. Dënimin e tretë gjermania e papërshtatshme e mori në minutën e 11-të të luftës. Distria i kishte dy dënime. Lufta ishte e hapur, me dy xhudistet që kërkuan hedhjet. Por nuk kishte hedhje të suksesshme, kështu që në fund vendosën dënimet.
Për Distrinë është medalja e katërt në kampionate evropiane.
Ajo ka edhe një të bronztë tjetër, një të argjendtë e një të artë.
Të artën e fitoi vjet në kategorinë deri 48 kilogramë, kategori në të cilën fitoi edhe të artën olimpike. Por pas Lojërave të Tokios, Distria kaloi në kategorinë e re, deri 52 kilogramë, ku ende po e kërkon shkëlqimin.
Medalja evropiane megjithatë është sukses i madh, ndërsa pritet t’i shërbejë Krasniqit për të dalë në xhudon më të mirë të saj.