Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Kampionia olimpike e ka nisur mirë Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje, pasi ka kaluar pa vështirësi pengesën e parë.
Në fakt, Distria garat i nisi pa lojë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë ajo fitoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja pejane në këtë raund e mposhti me ‘ippon’ bullgaren Gabriela Dimitrova për më pak se dy minuta duke siguruar çerekfinalen.
Në çerekfinale, Distria do të ndeshen me bartësen e parë, francezen Amandine Buchard.
Kjo ndeshje cilësohet si finale para finales, pasi të dy xhudistet kanë fituar vitin e kaluar titullin evropiane, me Distrian në kategorinë deri 48 kilogramë.