Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror që u mbajt në Hungari.
Krasniqi në finale për medalje të artë u përball me xhudisten japoneze Uta Abe, me këtë të fundit që triumfoi me ‘Ippon’.
Pavarësisht humbjes, ky ishte një rrugëtim fantastik i Distrias i cili u bë i mundur nga puna e saj e palodhshme.
Me të përfunduar ndeshja, disa fjalë pati edhe trajneri i saj Driton Kuka, i cili e vlerësoi paraqitjen e Distrias.
Reagimi i Driton Kukës:
Nënkampione Botërore!
Distria Krasniqi 52 kg
Urime Kosovë
Urime Shqiptar kudo që jeni!
Performancë e bukur e Disit sot!
Preku finalen e madhe,ishte duke punuar mirë por Japonezja Abe shfrytëzoj një gabim dhe kaq mjaftoj!
Xhudo e federata jonë vazhdon tutje miq,medalja numër 9 nga Kampionatet Botërore!
Ne do ecim para,përkundër obstruksioneve të projekteve të federatës sonë.sdo ndalem asnjëherë mos u habitni!./