Sot po vazhdon ditae 14-të e sulmeve ruse në Ukrainë, transmeton Gazeta “Enigma”.
Në orët e fundit është raportuar se për sirena në disa qytete ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kiev.
Evakuimet nga qyteti verilindor Sumi janë kryer me sukses. Guvernatori i qytetit ka thënë se 5,000 persona besohet se janë larguar nga ky qytet në dy fazat e evakuimit
Sumi, qytet afër kufirit me Rusinë, është përballur me bombardime të ashpra në ditët e fundit. Vetëm të hënën, 22 persona kanë vdekur – përfshirë tre fëmijë – si pasojë e sulmeve ajrore ruse, kanë thënë zyrtarët lokalë
Tentime të ngjashme kanë dështuar në Çernihiv, sepse Rusia ka vazhduar të bombardojë rrugët dalëse, ka pretenduar Ukraina.
Rusia ka bërë të ditur për një tjetër armëpushim, kanë raportuar mediat ruse.
Sipas Moskës, korridoret do të jenë të hapura në Kiev, Çernihiv, Sumi, Harkiv dhe Mariupol nga ora 10:00 sipas kohës lokale. Ky është njoftimi i tretë për armëpushime – ndonëse shumica kanë dështuar.