Agresioni i rus ka vazhduar për ditën e shtatë radhazi ndaj Ukrainës, Rusia në 24 orët e fundit ka vazhduar me agresivitetin e saj në Kiev, Kharkiv, Mariupol dhe Herson duke bërë të qartë se e ka ndërmend të ndalet përkundër presionit dhe sanksioneve nga e gjithë bota, shkruan Gazeta Enigma.
Ministria ruse e mbrojtjes në mëngjesin e ditës së mërkurë ka njoftuar se kishte marrë kontrollin në qytetin Hersonit, por një gjë e tillë u mohua kategorikisht nga ukrainasit të cilët deklaruan se ende janë në luftime të ashpëra me rusët.
Pse është i rëndësishëm Hersoni për Rusinë, qyteti që po pretendon se e ka pushtuar
Ky qytet ka 300,000 banorë.
Nëse këto pretendime vërtetohen, Hersoni do të bëhet qyteti më madh ukrainas në duart e rusëve.
Hersoni është i rëndësishëm për portin që ka në Detin e Zi dhe njihet si qendër industriale.
Kontrollimi i Hersonit nënkupton kontrollimin e një burimi të madh të ujit po ashtu, raporton REL.
Ukraina ka vendosur digë në kanalin e Krimesë Veriore, pasi Rusia ka pushtuar Gadishullin e Krimesë më 2014.
Prej atëherë pjesa më e madhe e ujit të freskët është bllokuar në drejtim të Krimesë, duke shkaktuar probleme me furnizim në rajonin e aneksuar.
Një nga shënjestrat e para të ushtrisë ruse ka qenë zhbllokimi i digës dhe rikthimi i furnizimeve në Krime.
Pajisjet ushtarake ruse kanë hyrë në qendër të Hersonit natën e kaluar.
Kryetari i qytetit, Igor Kolyikhayev, ka thënë të mërkurën se qytetit i duhet një mrekulli.
BE-ja përjashton shtatë banka ruse nga sistemi Swift
Këshilli i BE-së miratoi sot një vendim për të përjashtuar bankat kryesore ruse nga sistemi Sëift si sistemi dominues global për shkëmbimin e transaksioneve financiare.
Gazeta Publike Evropiane njoftoi se u sanksionuan Bankat Otkritie, Novikombank, Promsviazbank, Banka e Rusisë, Svokombank, VTB Bank dhe Vnesheconombank.
Brukseli sqaron se kjo masë do të hyjë në fuqi brenda 10 ditëve, e cila duhet t’i japë “periudhës së tranzicionit” Sëift dhe operatorëve të tjerë për ta zbatuar atë dhe për të zbutur ndikimet e mundshme negative në kompanitë dhe tregjet financiare të BE-së.
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka ripërsëritur se trupat amerikane nuk do të dërgohen për të luftuar në Ukrainë. Por, ajo ka shtuar se do të vazhdojë ndihma e SHBA-së ndaj Ukrainës.
Harris insiston: Trupat amerikane nuk do të luftojnë në Ukrainë
Harris ka paralajmëruar se trupat amerikane do të jenë në gatishmëri për të mbrojtur çdo centimetër tokë të aleatëve të NATO-s.
“Ajo që nuk do të bëjmë dhe duhet të thuhet po ashtu, siç e ka përsëritur vazhdimisht presidenti Biden, është se nuk do të dërgojnë trupat amerikane në Ukrainë për të luftuar me rusët. Por, jemi në gatishmëri të mbrojmë aleancën tonë të NATO-s dhe aleatët tanë, çdo centimetër të territorit të NATO-s dhe do të bëjmë këtë”, tha Harris, në intervistë për NBC.
Delagacioni i Rusisë mbërrin në Bjellorusi për rundin e dytë të bisedimeve
Rundi i dytë i bisedimeve mes Rusisë dhe Bjellorusisë pritet të nisë të enjtën, këtë e kanë konfirmuar edhe Rusët dhe Ukrainasit.
Delegacioni i Rusisë ka mbërritur në Bjellorusi, kurse ai i Ukrainës pritet të mbërij më 3 mars pas mesnate kanë bërë të ditur zyrtarët e delagacionët nga Rusët.
Presidenti ukrainas falënderoi vendet që votuan pro rezolutës për ndaljen e agresionit rus në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i ka falënderuar 141 vende kanë votuar pro rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ndaljen e agresionit rus në Ukrainë.
Përmes një statusi në Tëitter ai ka falënderuar ata duke e publikuar listën e plotë.
Pesë vendet që kanë votuar kundër janë: Federata Ruse, Bjellorusia, Korea e Veriut, Eritrea dhe Siria.
Derisa 34 vende kanë abstenuar.
Ambasadori i Ukrainës në OKB e krahasoi Putinin me Hitlerin
Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Segiy Kyslytsya e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me Adolf Hitlerin.
Kyslytsya shtoi: “Më shumë se 80 vjet më parë, një tjetër diktator u përpoq të zgjidhte përfundimisht çështjen e një populli tjetër. Ai dështoi dhe bota u përgjigj në mënyrë të vendosur dhe të bashkuar”, tha ai.
NATO aktivizon për herë të parë Forcën e Reagimit: Do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të Aleancës
“Do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, kështu thuhet në reagimin e fundit të Aleancës Transatlantike, ku ka njoftuar se njësitet e Forcës së Reagimit kanë mbërritur në Rumani gjatë së hënës dhe së martës.
SHBA-ja del me sanksione të reja kundër Rusisë e Bjellorusisë
Shtëpia e Bardhë ka dhënë detajet e një skeme të re masash ekonomike të vendosura kundër Rusisë dhe Bjellorusisë aleate të mërkurën, duke kritikuar Bjellorusinë për “mundësimin e pushtimit të Ukrainës nga Putini”.
Në kuadër të masave të reja janë kufizimet e reja që zgjerojnë politikat e kontrollit të eksportit në Bjellorusi, duke parandaluar devijimin e teknologjisë dhe softuerit drejt Rusisë përmes vendit, të cilat administrata tha se “do të kufizojnë ashpër aftësinë e Rusisë dhe Bjellorusisë për të marrë materialet që u nevojiten për të mbështetur agresionin e tyre ushtarak”.
Macron: S’jemi në luftë me Rusinë, dua të mbaj kontakte me të dy presidentët
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se ata nuk janë në luftë me Rusinë
Këto komente, Macron i bëri gjatë një fjalimi drejtuar kombit francez, teksa shtoi se lufta në Ukrainë ka shkaktuar një çarje në Evropë.
Tutje, ai tha se i kushton rëndësi mbajtjes së kontakteve edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Pentagoni: Kolona e ushtrisë ruse për në Kiev mbetet e bllokuar
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se forcat ruse kanë arritur pak përparim në 24 deri në 36 orët e fundit.
Në veçanti, një kolonë trupash prej 60 km apo 40 milje, që po drejtohej në jug drejt kryeqytetit Kiev, është ngadalësuar nga luftëtarët ukrainas dhe “mbetet i bllokuar”, tha të mërkurën zëdhënësi, John Kirby.
“Ne besojmë se rusët po rigrupohen dhe po rivlerësojnë përparimin që nuk kanë bërë”, tha Kirby para gazetarëve, raporton BBC./GazetaEnigma/