Ditëlindja e 89-të e shkrimtarit Ismail Kadare

Ditëlindja e 89-të e shkrimtarit Ismail Kadare

Sot shënohet përvjetori i 89-të i lindjës së shkrimtarit shqiptar të njohur botërisht, Ismail Kadare.

Ai u lind më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër, derisa ndërroi jetë me datë 1 korrik të vitit 2024.

Kadare jetoi plot 88 vjet, duke lënë pas vetës një veprimtari të gjerë e të bujshme.

Si i tillë ai njihet për novela, romane si dhe vëllime me poezi.

Ismail Kadare, ishte laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ai ishte dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhërin “Nderi i Kombit”, ndërsa nga shteti francez me urdhërat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Kadare do të mbahet në mend shumë gjatë për veprat e tij të cilat u përkthyen në shumë gjuhë të botës, duke lënë gjurmë të pashlyera gjithandej. /Gazeta Enigma

Related Articles