Djali e sulmon fizikisht nënën e tij në Han të Elezit

Djali e sulmon fizikisht nënën e tij në Han të Elezit

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Han të Elezit, pasi që i njëjti pas një një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij, raporton Gazeta “Enigma”.

Nuk është raportuar për lëndime, ndërkohë që i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes.

Hani Elezit, 30.04.2022-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia./ Gazeta Enigma.

Related Articles