Djali i Gucatit: Kurti me mosreagim lë të nënkuptohet se i është gëzuar dënimit

Djali i Gucatit: Kurti me mosreagim lë të nënkuptohet se i është gëzuar dënimit

“Dy burra u dënuan vetëm pse i treguan opinionit publik bashkëpunimin e Zyrës së prokurorit të specializuar me prokuror dhe kriminel serb ndërsa kryeministri ynë thoshte së janë filma të inskenuar por nuk është diçka e re kjo sepse gjithmonë kryeministri aktual ka qenë kundër proceseve të mëdha historike të Kosovës”.

Kështu ka shkruar në Facebook Musli Gucati, djali i ish-kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, pas dënimit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt me nga 4 vjet e gjysmë burg.

Ai akuzoi Kurtin se kur dënohen njerëzit e tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare, reagon i gjithë kabineti i tij.

“Dy burra u dënuan vetëm pse i treguan opinionit publik bashkëpunimin e Zyrës së prokurorit të specializuar me prokuror dhe kriminel serb ndërsa kryeministri ynë thoshte së janë filma të inskenuar por nuk është diçka e re kjo sepse gjithmonë kryeministri aktual ka qenë kundër proceseve të mëdha historike të Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Kujtojmë se më 18 mars, Gjykata Speciale e Kosovës ka dënuar me burgim me nga 4 vjet e gjysmë Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn.

Trupi Gjykues konstatoi se në shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj, në tri konferenca për media, në më shumë se 20 paraqitje në media të tjera dhe përmes postimeve në mediat sociale zbuluan informacion konfidencial të hetimeve dhe punës së brendshme të Task Forcës Hetimore Speciale dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. / Gazeta Enigma/

Related Articles