Djali i Jakup Krasniqit: Specialja problemin e ka me përfaqësuesit politikë që ishin në Rambuje

Djali i Jakup Krasniqit: Specialja problemin e ka me përfaqësuesit politikë që ishin në Rambuje

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar sërish pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Krasniqi ka ngritur pikëpyetje për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor, duke thënë se gjykata nuk u ka besuar disa dëshmitarëve ose ka vlerësuar se ata janë intimiduar.

Ai e ka quajtur gjykatën “politike” dhe ka pretenduar se dënimet e shpallura sot lidhen me përfaqësuesit politikë që morën pjesë në Rambuje.

“Kjo është një gjykatë politike dhe dënimet e sotme tregojnë saktë se problemi i tyre është me përfaqësuesit politikë që ishin në Rambuje”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej, ai ka pretenduar se aktgjykimi është ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj.

“Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi që UÇK-ja dhe krerët e saj kanë bërë krime. Aktgjykimi është i ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj”, ka shkruar ai.

Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Related Articles