Djali i veteranit të UÇK-së, Domenik Llashniku, ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.
Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në protestën që po zhvillohet në sheshin e Prishtinës.
“Faleminderit të gjithëve që jeni mbledh për idealin e përbashkët. S’po di a me iu thonë mirëdita, a zdravo. Çka është kjo punë kështu? A ka luftu babi jem për me fol shqip a serbisht. 50 për qind të votave me fol në parlament serbisht”, tha ai gjatë protestës.
“Poshtë qeveria. Poshtë Qeveria. E kena harru një liri, e kena harru Ali Pashë Tepelelën, e kanë tradhtuar Ismail Qemailin, sha oshtë kjo punë kështu? A jam gabim, a po më kallë zemra kur po e dëgjoj me veshtë e mi fjalën “Zdravo””, theksoi ai.
Mes tjerash, ai u kërkoi të pranishmëve që të bëhen bashkë dhe të kenë kujdes se kë e votojnë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Bohuni bashkë një herë bre, 50 për qind të votave me ia dhënë dikujt që thotë ‘zdravo’. Unë votoj për ideal. Zoti e bekoftë Kosovën. Zoti ju bekoftë juve. Faleminderit të gjithëve, herën tjetër dijeni se kujt ia jepni votën. Mos e leni me u përsërit historia”, përfundoi ai.