Arrestohet një person pasi ka sulmuar fizikisht babanë tij në Vushtrri, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas policisë, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.
“Vushtrri, 14.09.2021 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht, babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.