Këtë të enjte zhvillohen dy takime interesante në Superligën e Kosovës

Këtë të enjte zhvillohen dy takime interesante në Superligën e Kosovës

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshje të javës së katërt në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Të mërkurën u zhvilluan tri takime, ndërsa sot janë në orar edhe dy tjera për të kompletuar javën e katërt në Superligë.

Sigurisht se vëmendja më e madhe është në kryeqytetas, ku Prishtina e pret Gjilanin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në Suharekë, ku Ulpiana nga Lipjani e pret Drenicën.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 16:00. 

Related Articles