Djali rrah nënën në Gjakovë

Djali rrah nënën në Gjakovë

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, kishte sulmuar fizikisht dhe kanosur nënën e tij.

Policia bën me dije përmes raportit se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, kishte sulmuar fizikisht si dhe kishte kanosur viktimën femër kosovare, nënën e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë, raporton Gazeta Enigma.

Related Articles