Djegia e Gjykatës në Kaçanik, Prokuroria ua cakton nga një muaj paraburgim tre të miturve

Djegia e Gjykatës në Kaçanik, Prokuroria ua cakton nga një muaj paraburgim tre të miturve

Prokuroria në Ferizaj ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të miturve që dogjën me qëllim Gjykatën Themelore të Kaçanikut.

“Departamenti për të Mitur, ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre të miturve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale zjarrvënia”, thuhet në njoftim.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre të dyshuarve të mitur e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”.

Tre të miturit më 13 mars rreth orës 03:35 e kanë djegur me qëllim një pjesë të Gjykatës në Kaçanik ku për pasojë janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate.

Dy ditë më pas Policia ka arritur t’i kap tre të miturit që janë: M.H ( M/K), i moshës 17 vjeçar, T.B ( M/K), i moshës 17 vjeçar, V.T ( M/K), i moshës 17 vjeçar

Related Articles