Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me zjarrin që përfshiu sot një lokal në Prishtinë, rreth orës 13:00.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën “Enigma”, se zjarri ka arritur të shuhet rreth orës 13:30 dhe se nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 13:30 zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se policia ka nisur ndërmarrjen e veprime që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.