“Do të mundohem që t’i shtyj përpara kauzat në dobi të shoqërisë, e mbi të gjitha çështjet kombëtare”

“Do të mundohem që t’i shtyj përpara kauzat në dobi të shoqërisë, e mbi të gjitha çështjet kombëtare”

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se do të mundohet t’i shtyj kauzat në dobi të shoqërisë, e mbi të gjitha çështjet kombëtare.

“Angazhimi im politik ka filluar me bindjen më të thellë, se do mundohem t’i shtyj përpara kauzat në dobi të shoqërisë, mbi të gjitha çështjes kombëtare shqiptare deri në realizimin e të drejtave të plota njerëzore në shtetin ku jetojmë”.

Arifi u betua se do ta vazhdojë të punojë me përgjegjësinë më të lartë.

“betohem me përgjegjësinë më të lartë se do të punojmë duke vazhduar nga aty ku na mbeti, me të njejtën energji, intensitet e vullnet, për të arritur objektivat që kemi para vetes”.

Sot, Shqiprim Arifi, u zgjodh kryetar i Preshevës pas shkarkimit të Ardita Sinanit, nga kjo pozitë nga Kuvendi i kësaj komune./Gazeta Enigma/

Related Articles