Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e mbi 1 mijë litrave pije të ndyshme

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e mbi 1 mijë litrave pije të ndyshme

Dogana e Kosovës mbrëmë ka ndaluar një kamion i cili po kontrabandonte 1 mijë e 420 litra me pije të ndryshme.

Kamioni kishte tentuar të kalonte përmes pikës kufitare në Jarinje.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se zyrtarët doganorë dhe policorë e kishin kontrolluar një kamion për të cilin dyshuan, ndonëse shoferi u kishte thënë se kamioni është i zbrazët dhe nuk transporton mallra.

Kamioni ishte me targa të huaja dhe donte të hynte në Kosovë.

Gjatë këtij kontrolli, në hapësirat e kamionit ku vendosen pajisjet është zbuluar mall i padeklaruar si më poshtë:

  1. Birra rreth 750 litra;
  2. Pije energjike rreth 200 litra;
  3. Pije të gazuara rreth 120 litra;
  4. Lëngje te ndryshme 350 litra. /Gazeta Enigma

Related Articles