Dogana sekuestron rreth 800 pula në Gjilan, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

Dogana sekuestron rreth 800 pula në Gjilan, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

Dogana e Kosovës në Gjilan ka ndaluar një automjet, pasi kishin vërejtur se në të ishin të ngarkuara 750 copë pula të gjalla, dhe nuk kishin dokumente për prejardhjen e tyre, raporton Gazeta Enigma.

Të njëjtat dyshohet se ato janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftimin e Doganës. / Gazeta Enigma.

Related Articles