Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë, Qalaj: Ka shumë të meta

Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë, Qalaj: Ka shumë të meta

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se dokumenti i Strategjisë së Sigurisë ka shumë të meta.

Ai ka thënë se PDK kërkon që të kryhet edhe një herë një rishikim strategjik i sektorit të sigurisë.

“Kjo strategji e sigurisë e propozuar ka shumë të meta. Prandaj, PDK kërkon që të kryhet edhe një herë një rishikim strategjik i sektorit të sigurisë. Ky proces duhet të ketë një përfshirje të të gjitha institucioneve, FSK-së, Policisë, AKI-së, Ministrinë e Mbrojtjes etj”, ka thënë Qalaj.

Ai ka shtuar se në objektivat që dalin nga ky proces, të hartohet plani i strategjisë kombëtare. 

Related Articles