Donika Gërvalla: Do të udhëheqim vendin sërish në katër vitet e ardhshme

Donika Gërvalla: Do të udhëheqim vendin sërish në katër vitet e ardhshme

Donika Gërvalla e ka quajtur fitore të madhe ditën e sotme të zgjedhjeve të përgjithshme, ndonëse situata me rezultatet është ende e paqartë.

“Faleminderit shumë të gjithë atyre që kanë dalë të votojnë, të gjithë aktivistëve të të gjitha partive politike të cilët kanë siguruar së bashku një proces të mirë zgjedhor”, ka thënë Gërvalla në prononcimin e saj.

“Sot kjo ditë ka një fitore ka shënuar një fitore të madhe për koalicionin tonë të Lëvizjes Vetëvendosje, të partisë Guxo, dhe të partisë Alternativa”.

“Kryeministri e tha: Kemi vetëm rezultate preliminare, dhe mbi të gjitha rezultatet preliminare nuk e kanë marrë një konsideratë një faktor të rëndësishëm, që është vota e mërgatës, gjatë ditëve të ardhshme do t’i kemi rezultatet finale, do ta formojmë qeverinë së bashku, edhe do të udhëheqim me ndershmëri gjatë katër vjetëve të ardhshme”.

Related Articles