Donjeta Sadiku feston medaljen e artë: “Disa fitore shihen me sy, kjo ndihet me zemër”

Donjeta Sadiku feston medaljen e artë: “Disa fitore shihen me sy, kjo ndihet me zemër”

Kampionia kosovare në boks, Donjeta Sadiku, ka festuar triumfin me medalje të artë, duke ia dedikuar suksesin edhe trajneres së saj, Marjola Sallauka.

Përmes një postimi, Sadiku ka thënë se pas këtij suksesi qëndrojnë shumë sakrifica, punë dhe besim i palëkundur.

“Disa fitore shihen me sy, por kjo ndihet me zemër”, ka shkruar ajo.

Boksierja kosovare ka veçuar edhe rolin e trajneres së saj gjatë gjithë rrugëtimit drejt medaljes së artë.

“Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time, por pas saj qëndron edhe një luftë e madhe, një besim i palëkundur dhe një femër që ishte aty në çdo hap — trajnerja ime, Marjola Sallauka”, ka deklaruar Sadiku.

Ajo ka shprehur mirënjohje për punën e përbashkët dhe sakrificat që e kanë sjellë deri te ky sukses.

Sadiku kishte siguruar finalen pas fitores ndaj grekes Sofia Legaki, ndërsa në duelin vendimtar triumfoi ndaj një boksiereje nga Serbia, duke e mbyllur turneun me medaljen e artë.

Related Articles