Nuk u shkarkua, por dha dorëheqje morale komandanti i Policisë në Lipjan

Nuk u shkarkua, por dha dorëheqje morale komandanti i Policisë në Lipjan

Pas vdekjes së 27-vjeçarit në duart e pesë zyrtarëve policor në orët pasmesnate të datës 07.07.2025, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi ka ofruar dorëheqjen e tij morale.

Kështu tha Gashi derisa shtoi se ai nuk është shkarkuar nga pozita, por ka bërë kërkesën për dorëheqje dhe është në pritje të një vendimi.

“Ende nuk jam shkarku, kam dhënë dorëheqje. Po kam bërë kërkesë për dorëheqje, vendimi i ri ende nuk mu ka lëshu, por kam dhënë dorëheqje. Për shkak të zhvillimeve të fundit e kam ofruar dorëheqjen. Realisht zyrtare nuk ka, unë jam ende në pozitën që kam qenë mirëpo kam dhënë dorëheqje morale për shkak të zhvillimeve të fundit dhe pres vendimin e ri”- tha Gashi për Kallxo.com.

Pesë zyrtarët policorë që dyshohen se kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan dolën më 09.07.2025 para Gjykatës Themelore të Prishtinës, Dega në Lipjan. Më pas gjykata atyre ua caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë.

Related Articles